Ndërron jetë inxhinieri Rexhep Begolli, një nga emrat e njohur të

0%

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Rexhep Begolli, inxhinier i diplomuar i makinerisë dhe një nga profesionistët që la gjurmë në zhvillimin e industrisë metalpërpunuese në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi.

I lindur më në Pejë, Begolli përfundoi studimet në Fakultetin e Makinerisë në Universitetin e Beogradit, ndërsa më pas ndërtoi një karrierë të gjatë profesionale në sektorin industrial. Gjatë angazhimit të tij, ai mbajti pozita drejtuese në ndërmarrje të rëndësishme të kohës.

Begolli shërbeu si drejtor i prodhimit në Fabrikën e Automjeteve “Zastava”, ndërsa më vonë udhëhoqi Fabrikën e Konstruksionit të Metalit “Utva”. Puna dhe përkushtimi i tij në fushën e inxhinierisë dhe menaxhimit industrial u vlerësuan nga bashkëpunëtorët, të cilët e kujtojnë si një profesionist të përkushtuar, me integritet dhe vizion për zhvillimin e industrisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Familjarët, miqtë dhe kolegët e tij kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një njeriu të përkushtuar ndaj profesionit dhe komunitetit. Ceremonia e varrimit të Rexhep Begollit do të mbahet të mërkurën, më 22 korrik, në Varrezat e Qytetit në Arbëri (Dragodan), Prishtinë, në ora .

Burimi: Telegrafi