​Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, studiuesi që “futi’ Beratin e

0%

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka njoftuar, të mërkurën, se është ndarë nga jeta, në moshën 89-vjeçare anëtari i saj Emin Riza, njëri nga studiuesit më të njohur shqiptarë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale. I lindur më në Shkodër, Riza, sipas ASHSH, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ai ishte autor i 16 monografive dhe mbi 130 artikujve shkencorë, ndërsa veprat e tij më të njohura janë “Qyteti-Muze i Gjirokastrës” dhe “Banesa shqiptare me qoshk”. Akademik Riza ishte nismëtar i Ligjit “Për trashëgiminë kulturore” dhe udhëhoqi përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për UNESCO, duke kontribuar në përfshirjen e tyre në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Për veprimtarinë e tij u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës dhe Beratit, shkruan në njoftimin e ASSH, transmeton KosovaPress.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me rastin e vdejes së Rizës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Komisioni i Përhershëm i Trashëgimisë Kulturore i shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, komunitetit akademik dhe bashkëpunëtorëve të tij për sic u tha, “këtë humbje të madhe njerëzore dhe shkencore”.

Ceremonia e varrimit të Rizës do të zhvillohet sot ) të mërkurën) në orën në varrezat e Tufinës, në Tiranë.

Burimi: Bota Sot