Lisandro Martínez ka reaguar pas humbjes së dhimbshme të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, duke e publikuar një mesazh emocional për tifozët e “Albiceleste”. Mbrojtësi argjentinas e ka vlerësuar rrugëtimin e skuadrës dhe ka kërkuar që ekipi ta mbajë kokën lart pavarësisht zhgënjimit.
“Rënia e të mëdhenjve është gëzimi i mediokërve”, shkroi Martínez, duke nënvizuar se kritikat dhe sulmet pas humbjes nuk e ndryshojnë atë që kjo skuadër e ka arritur, përcjell “Gazeta Express”.
Mbrojtësi i Manchester United i falënderoi tifozët argjentinas për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme dhe e theksoi krenarinë që e ndjen për bashkëlojtarët, stafin teknik dhe mënyrën se si Argjentina luftoi deri në fund. “Ne dhamë gjithçka. Kjo skuadër ka treguar karakter, sakrificë dhe një shpirt të jashtëzakonshëm.
Një humbje në finale nuk mund të fshijë gjithçka që kemi ndërtuar”, ishte mesazhi i tij për tifozët. Martínez, i cili u detyrua të largohej nga fusha në finalen kundër Spanjës për shkak të një lëndimi, u shpreh krenar për fanellën e Argjentinës dhe premtoi se skuadra do të rikthehet më e fortë. “Faleminderit Argjentinë për dashurinë dhe mbështetjen.
Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe ta mbrojmë këtë fanellë me të njëjtin pasion si gjithmonë”..
