Matoshi i kënaqur me paraqitjen ndaj Dinamos

0%

Shpërndaje në: Kampioni i Zvicrës, Thuni, luajti 1:1 me Dinamo Zagrebin në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Reprezentuesi i Kosovës, Valmir Matoshi, luajti gjithë ndeshjen për Thunin dhe ishte prej më të mirëve. Ndeshja e së martës u zhvillua në Zvicër. Takimi evropian në Thun mblodhi 9000 shikues.

Ndeshja e kthimit është pas një jave në “Maksimir” të Zagrebit. Dinamo vlerësohej favorite e madhe, por Thuni ishte në epërsi 1:0 nga minuta e 20-të e deri në minutën e 86-të. “Ishim ekip më i mirë në pjesën e parë. Dinamo bërë shumë presion në pjesën e dytë, por shënoi vetëm një gol në fund. Nëse do të ndalonim këtë, do të ndihesha edhe më mirë”, ka thënë Matoshi, shkruan “Blick”.

Edhe Futboll 1 muaj më parë Kosova do të luajë me guxim ndaj Çekisë Barazimi e favorizon Dinamon për ndeshjen e kthimit, por mesfushori Matoshi mbetet optimist. “Jam i bindur në kualitetin që kemi dhe që mund të fitojmë atje”. Ndeshjet e Championsit, 23-vjeçari Matoshi i ka ëndërruar si fëmijë. “Këto janë ndeshjet më të mira. Si djem të vegjël, të gjithë i kemi ëndërruar këto.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekipi ynë është maksimalisht i motivuar për të dhënë më të mirën atje”, ka thënë Matoshi. Edhe Futboll 1 muaj më parë Agim Ademi flet për vizitën e talentit të Bayernit te Kosova: Ata që vijnë me familje, kanë simpati për Kosovën Pasi luajti me Zvicrën U20 dhe U21, Matoshi debutoi te Kosova A në miqësoren ndaj Çekisë, më 31 maj. Menjëherë në miqësoren e dytë shënoi gol.

Bëhet fjalë për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Andorrës, të cilën Kosova e fitoi 3:0. Te Dinamo prej minutës së 66-të luajti Arbër Hoxha.

Burimi: Koha