Kandidati për kryetar të bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, ka deklaruar se nuk do ta mirëpresë në qytet kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai është një person i akuzuar për krime kundër njerëzimit. Mamdani tha se qeveria amerikane ka mundësinë t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) dhe të zbatojë urdhrin e saj të arrestimit ndaj Netanyahut.
“Është diçka që dua ta shoh të ndodhë. Po flasim për dikë që është akuzuar për krime kundër njerëzimit, dikë që e ka vizituar këtë qytet shumë herë dhe që është mirëpritur nga kryetarët e mëparshëm të bashkisë”, deklaroi Mamdani. “Ai i përket Hagës”, Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut në New York Ai shtoi se me ardhjen e tij në krye të qytetit, kjo qasje do të ndryshojë.
“Dua ta bëj të qartë se kjo mirëseardhje përfundon me mua. Nuk do ta mirëpres Netanyahun apo ndonjë kriminel tjetër lufte kur të vijë në këtë qytet”, tha ai. Deklaratat e Mamdanit vijnë në një kohë kur lufta në Gaza dhe veprimet e qeverisë izraelite vazhdojnë të jenë objekt debatesh të ashpra ndërkombëtare.
Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arreste për disa zyrtarë lidhur me situatën në territoret palestineze, vendim që është kundërshtuar nga Izraeli dhe aleatët e tij.
