Komuna e Mitrovicës ndan 176 mijë e 100 euro për 47 klube dhe shoqata

0%

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratat për subvencionimin e 47 klubeve dhe shoqatave sportive, me vlerë totale prej 176 mijë e 100 euro. Peci tha se komuna do të vazhdojë mbështetjen financiare dhe infrastrukturore për sportistët mitrovicas.

“Sporti në Mitrovicë do të ketë mbështetje të vazhdueshme financiare dhe infrastrukturore, mbështetje që do të ndikojë në ngritjen e performancës së sportistëve dhe në trajtimin dinjitoz të tyre”- ka shkruar kryetari.

Më , drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, kishte bërë të ditur se Komuna e Mitrovicës kishte ndarë 60 mijë euro për shpërblimin e klubeve sportive kampione. Ky shpërblim erdhi pas premtimit të kryetarit Peci për mbështetjen e ekipeve kampione, duke vlerësuar sukseset e tyre dhe kontributin në promovimin e sportit dhe të qytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga kjo shumë, Klubi Basketbollistik “Trepça” për meshkuj përfitoi 30 mijë euro, ndërsa ekipi i vajzave 5 mijë euro. Poashtu, Klubi Futbollistik “Mitrovica” për meshkuj u shpërblye me 10 mijë euro, ndërsa ekipi i vajzave me 15 mijë euro. KB “Trepça” u shpall kampion i Kosovës pasi mposhti KB “Bashkimi” me rezultat , duke siguruar titullin e shtatë kampion në histori dhe të tretin radhazi.

Edhe në vitin 2025, “Trepça” ishte shpallur kampione e ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll, pasi kishte mposhtur KB “Bashkimi” në finalen e zhvilluar më 21 maj në Mitrovicë. Ndërsa në vitin 2024, skuadra mitrovicase kishte fituar titullin kampion duke triumfuar ndaj “Golden Eagle Ylli”.

Burimi: Kallxo