GJYNN, artisti që rikthen këngët shqiptare në një dimension krejt të

0%

Teknologjia ka ecur dhe ka përparuar shumë tashmë edhe në botën e muzikës, ku e gjithë industria dhe biznesi po orientohen drejt AI-së. E për djaloshin artist që do t’ju prezantojmë tani, ai është shqiptari i parë që ka filluar të realizojë muzikë dhe videoklipe me AI, por ka edhe plot këngë që i ka sjellë më herët në studio.

Quhet Gjyni Novobërdaliu, me emrin artistik GJYNN, i cili jeton dhe vepron në Luzern të Zvicrës, por origjina e tij është nga Gjilani. Nëse kërkoni me emrin e tij artistik në rrjetet sociale, mund të dëgjoni dhe të shihni punën e tij, pasi ka shumë projekte zyrtare.

E veçanta e artistit shqiptar GJYNN është se ai muzikën dhe hitet e vjetra, me ndihmën e AI-së, po i kthen në versione moderne, si Afro House dhe Deep House, nga këngët patriotike e deri te baladat, të cilat po pëlqehen mjaft. Pra, nëse i dëgjoni këto projekte të tij, nuk do të jenë të njëjta si një këngë e zakonshme e realizuar sot me AI.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne mësojmë se tashmë ai ka edhe shumë projekte të tjera mjaft interesante, ku për tekstet bashkëpunon me një artist të ri që quhet KANN. GJYNN ka vetëm një qëllim. Duke qenë mjaft i apasionuar pas muzikës dhe duke u marrë me të që herët, ai dëshiron të sjellë këngë që do të mbeten gjatë dhe do të dëgjohen gjithmonë e kudo.

Natyrisht, ai synon të mbetet artisti i parë shqiptar që krijon këngë dhe realizon videoklipe me inteligjencë artificiale, duke bërë bujë me suksesin e tij dhe duke u hapur rrugë edhe të tjerëve. Gjithashtu, artisti bashkëpunon edhe me artistë të estradës, për të cilët realizon beat-e dhe krijon skena për videoklipe që me kamera të zakonshme nuk mund të realizohen.

Mund të vizitoni kanalin e tij në YouTube dhe adresën e tij në Instagram me emrin artistik gjymnofficial, ku mund t’i dëgjoni këto këngë.

Burimi: Bota Sot