Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në

0%

Shpërndaje në: Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar mbi 10 mijë euro të padeklaruar në pikën kufitare në Vërmicë. Ato janë gjetur gjatë kontrollit të një automjeti, drejtuesi i të cilit ka thënë se nuk ka asgjë për të deklaruar. “Automjeti ka ngjallur dyshime tek zyrtari doganor për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën është paraqitur në pikën kufitare.

Gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte mallra apo mjete monetare që i nënshtroheshin deklarimit.

Bazuar në analizën e rrezikut, zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit, me ç’rast janë gjetur mjete monetare në vlerë që tejkalon kufirin ligjor prej 10,000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në përputhje me legjislacionin në fuqi thuhet se është konfiskuar 25% e shumës së mjeteve monetare të padeklaruara, ndërsa për pjesën tjetër është kërkuar dokumentacioni dhe dëshmitë që vërtetojnë origjinën e ligjshme të mjeteve. Rasti është proceduar sipas kompetencave ligjore dhe procedurat thuhet se do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të shqyrtimit administrativ dhe ligjor.

Edhe Arbëri 3 muaj më parë Kërcënohet një zyrtar doganor pas evidentimit të një kontingjenti të dyshimtë me derivate Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës me 10,000 euro ose më shumë, në para të gatshme ose mjete të tjera monetare të bartshme, është i obliguar t’i deklarojë ato tek autoritetet doganore.

Mosdeklarimi thuhet se përbën shkelje të legjislacionit në fuqi dhe sjell pasoja ligjore, përfshirë konfiskimin e pjesshëm të mjeteve monetare dhe zhvillimin e procedurave të mëtejshme për verifikimin e origjinës së tyre.

Burimi: Koha