Basha: Nisën punimet në rrugën Rakosh–Cërkolez, investim mbi 1.7

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se operatori ekonomik ka nisur punimet në rrugën Rakosh–Cërkolez (R221), pas vizitës së fundit në këtë segment rrugor. Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e 9.9 kilometrave rrugë, me një vlerë investimi prej 1,732,359 eurosh.

Ai ka bërë të ditur se punimet do të përcillen nga afër, me qëllim që problemet eventuale gjatë realizimit të projektit të adresohen shpejt dhe që investimi të përfundojë brenda afatit të paraparë. “Po vazhdojmë t’i përcjellim nga afër punimet, me synimin që t’i adresojmë shpejt problemet që na paraqiten, në mënyrë që projektet të përfundojnë me kohë”, ka shkruar Basha.

Rehabilitimi i rrugës Rakosh–Cërkolez pritet të përmirësojë lidhjen rrugore dhe sigurinë në qarkullim për banorët dhe përdoruesit e këtij aksi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi