Ministri në detyrë, Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka vlerësuar si një moment të rëndësishëm për aviacionin civil në Kosovë hapjen e bazës së kompanisë ajrore Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Përmes një reagimi, Basha ka thënë se pas diskutimeve me menaxhmentin e kompanisë, Wizz Air është bindur se Kosova po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët ndërkombëtarë dhe se sektori i aviacionit në vend po shënon përparim. Sipas tij, prioritet mbeten zgjerimi i linjave ajrore, rritja e numrit të destinacioneve dhe ofrimi i çmimeve më të favorshme për qytetarët.
Kurti: Kosova po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investime “Republika e Kosovës sot shënoi një moment të rëndësishëm në fushën e aviacionit civil, me hapjen e bazës së kompanisë Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
Pas diskutimeve të shumta me menaxhmentin e Wizz Air, kompania është bindur se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë dhe se sektori i aviacionit në Kosovë po forcohet nga viti në vit. Linja të reja, më shumë destinacione dhe çmime më të favorshme për qytetarët tanë janë në fokusin tonë si Qeveri në fushën e aviacionit civil.
Këto janë arritje konkrete që po i realizojmë me hapa të sigurt, duke e rritur lidhjen e Kosovës me Evropën dhe botën”, ka deklaruar Basha. Sipas tij, zgjerimi i operimeve të kompanive ndërkombëtare ajrore përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e lidhjeve të Kosovës me tregjet evropiane dhe globale.
