U hodhi sprej dy policëve dhe i sulmoi fizikisht, arrestohet një

0%

Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Vushtrri pasi i njëjti u ka hedhur sprej dy zyrtarëve policorë dhe i ka sulmuar fizikisht. Atij i janë gjetur dy sprej dhe një thikë të cilat janë konfiskuar si provë materiale. Të dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari më pastaj është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka hedhur sprej dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Dy zyrtarët dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Si prova materiale lidhur me rastin janë gjetur dhe konfiskuar: dy sprej dhe një thikë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i armëve dhe Sulm ndaj personit zyrtar”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha