​Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen

0%

Deputetja e zgjedhur e Aleancës, Time Kadrijaj i është nënshtruar vullnetarisht testit që dëshmon përdorimin ose jo të drogës. Ajo tha se me këtë veprim synon të jap shembull dhe të ngris vetëdijen lidhur me përdorimin e substancave narkotike.

Në procesin e narko-testit që u krye mëngjesin e së hënës në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të kryer testin, politikania u përcoll nga ekipi i KosovaPress. Rezultatet ndërkaq janë publikuar rreth orës , duke konfirmuar se deputetja ka rezultuar negative në testin për përdorim droge.

“Po, mundeni edhe me e pa publikisht, secila analizë që është nxjerrë, të gjitha janë negative, kështu që jam e pastër”, u shpreh Kadrijaj. Pas përfundimit të testimit dhe publikimit të rezultateve, Kadrijaj tha për Kosovapress, se transparenca dhe llogaridhënia duhet të vlejnë edhe për zyrtarët publikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“E bëra me vullnet e dëshirë, sepse statistikat tregojnë që është rritur ndjeshëm, shumë është rritur numri i fëmijëve që konsumojnë drogë, të të rriturve, adoleshentëve. është një masë e madhe, një fenomen shqetësues. Andaj vullnetarisht kam dashur ta bëj testin e drogës.

Në mënyrë që ndoshta, në mënyrë institucionale të kërkohet që edhe nxënësit e shkollës fillore, por edhe nxënësit e shkollës së mesme, po edhe nëpër institucione të bëhet një ligj i cili i obligon të gjithë që ta bëjnë testin e drogës — narkotestin.

Në mënyrë që të gjejmë modele edhe mundësi që ata të trajtohen, ose në njëfarë forme nëse e dinë nxënësit se do të testohen, ndoshta do t’u jepet mundësia që të largohen prej këtij me të vërtetë vdekjeprurës. Ishin bëre bërë disa ndryshime”.

Kadrijaj, që është politikanja e dytë e cila i nënshtrohet narko-testit, pas Burim Ramadanit, që e mori iniciativën, propozoi që testimi të rregullohet me ligj dhe të bëhet i detyrueshëm në institucione, por edhe në sistemin arsimor. “Duhet ta bëjmë një ligj që t’i detyrojë të gjitha institucionet, pavarësisht cilit sektor i përkasin.

Edhe Kuvendi, edhe Policia, edhe Ushtria, edhe shkollat, edhe mësimdhënësit, edhe mjekët, të gjithë duhet t’i nënshtrohen narkotestit, në mënyrë që të ketë transparencë dhe të luftohet ky fenomen i keq”, deklaroi ajo. Ajo I ftoi edhe deputetët tjerë që t’i përgjigjen sfidës për t’iu nënshtruar testimit. “Jini transparentë me publikun.

Nëse ekziston qoftë edhe pak dyshim dhe një deputet apo zyrtar i lartë sfidohet ta bëjë narkotestin e nuk e bën, atëherë vihet në pikëpyetje besueshmëria e tij”, u shpreh Kadrijaj. Testi bëhet në laboratorin e Klinikës së Gjinekologjisë, por vetëm më udhëzimin I cili paraprakisht merret në klinikën e Psikiatrisë. /KP

Burimi: Telegrafi