Kosova nën alarm për mot të ashpër

0%

Shpërndaje në: Kosova pritet të përballet me mot të paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme dhe në orët në vijim, ndërsa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

IHMK ka njoftuar se gjatë ditës në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por nga orët e mesditës pritet ndryshim i kushteve atmosferike. Sipas institutit, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të zhvillohen vranësira konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Instituti bën të ditur se në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive, erërave të përkohshme të fuqishme dhe paraqitjes së breshrit. Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra dhe reshje intensive, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë.

Edhe Arbëri 3 j. më parë Alarm për trendet e drogës, ulet mosha e përdoruesve e rritet numri i atyre që marrin kokainë Temperaturat maksimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 31 dhe 33 gradë Celsius, ndërsa erërat do të fryjnë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar.

Paralelisht me këtë paralajmërim, Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3, niveli më i lartë i rrezikut, për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas parashikimit të ESTOFEX , i cili vlen nga e marta, , deri të mërkurën, , Kosova përfshihet në zonën me rrezikun më të lartë për zhvillimin e stuhive të fuqishme.

Alarmi i nivelit 3 është lëshuar për zonën që shtrihet nga Italia, përmes Kroacisë jugore, Bosnjës jugore, Malit të Zi dhe Kosovës, kryesisht për shkak të mundësisë për breshër shumë të madh, erëra me fuqi shkatërruese dhe, në një masë më të vogël, tornado.

Ndërkohë, ESTOFEX ka lëshuar edhe një alarm të nivelit 2 për zonën nga Italia deri në Rumani dhe Bullgari, ku priten breshër i madh deri shumë i madh dhe erëra të forta. Zona përreth është përfshirë nga alarmi i nivelit 1 për të njëjtat rreziqe, por me intensitet dhe shtrirje më të kufizuar.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta. Megjithëse IHMK thekson se reshjet dhe stuhitë do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Edhe Arbëri 8 muaj më parë “Si u rrit Kosova brenda meje dhe unë me të” Edhe të hënën pasdite disa komuna të Kosovës janë përfshirë nga erëra të forta dhe breshëri. Dëmet më të mëdha janë lajmëruar në Istog, ku vlerësimet fillestare të Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë tregojnë që breshri ka dëmtuar 90 për qind të sipërfaqeve të mbjella.

Drejtori i Bujqësi, Artan Gegaj, ka thënë se sipas vlerësimeve të para, dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, ndërsa ekipet kompetente po punojnë për evidentimin e tyre.

Burimi: Koha