Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë

0%

Shpërndaje në: Stuhia e fortë të martën ka lënë disa dëmtime në Komunën e Suharekës, sa dihen deri më tash. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka publikuar disa fotografi nga dëmet.

Që në mëngjes është paralajmëruar se Kosova do të përballet me mot të paqëndrueshëm, derisa Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) ka lëshuar alarm të nivelit 3, niveli më i lartë i rrezikut, për Kosovën në mes të disa vendeve të rajonit. Deri në orën nuk është raportuar për dëme të tjera nëpër qytete të Kosovës.

Në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës është thënë se priten reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha