Spanjollët tallen me Cristiano Ronaldon, gjatë ceremonisë së

0%

Një shaka në drejtim të Cristiano Ronaldos u bë gjatë ceremonisë së festimeve të Spanjës pas triumfit në Kupën e Botës, teksa mijëra tifozë u mblodhën në Madrid për të festuar suksesin historik të kombëtare. Pas fitores ndaj Argjentinës në finale, skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente u prit nga rreth dy milionë tifozë në kryeqytetin spanjoll.

Skuadra prej 26 lojtarësh, së bashku me stafin teknik, u takua fillimisht me familjen mbretërore të Spanjës dhe kryeministrin Pedro Sanchez, përpara se të parakalonin në rrugët e Madridit me një autobus të hapur, ku ishte vendosur slogani: “Yjet shkëlqejnë së bashku”.

Festimet kulmuan në sheshin Cibeles, një nga vendet më ikonike të Madridit, ku rreth 120 mijë tifozë u mblodhën për të përshëndetur kampionët e botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lojtarët u shfaqën të veshur me fanella ku shkruhej “Somos Campeones”, që në shqip do të thotë: “Ne jemi kampionë.” Përpara se të ngjiteshin në skenë, secili lojtar u prezantua veçmas nga moderatori Raul Ramos, i cili tërhoqi vëmendje me një koment humoristik për Cristiano Ronaldon.

Teksa prezantonte futbollistin e Crystal Palace, Yeremy Pino, Ramos tha: “Në Lomo del Chentchi e quanin Pinon ‘Cristiano Ronaldo’. I vetmi ndryshim? Pino ka një Kupë Bote”. Komenti shkaktoi të qeshura si te publiku, ashtu edhe te bashkëprezantuesi i tij. Cristiano Ronaldo dhe Portugalia u eliminuan në fazën e 1/8 së finales pikërisht nga Spanja, e cila më pas u shpall kampione e botës.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mikel Merino i Arsenalit në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së dytë. Pas eliminimit, një Cristiano Ronaldo i emocionuar konfirmoi se kishte zhvilluar ndeshjen e fundit të karrierës së tij në Kupën e Botës. “Jam i trishtuar që po largohem nga Kupa e Botës në këtë mënyrë.

Siç thashë edhe dje, kam dhënë gjithçka dhe po largohem me ndërgjegje të pastër. Kjo është jeta e një futbollisti. Duhet të vazhdosh përpara. Po, ishte Kupa ime e fundit e Botës. Për gjithçka tjetër do të ketë kohë të mendoj, të jem me familjen time dhe të mos flas në momentet e nxehta”, deklaroi Ronaldo. Ai shtoi: “Kam dhënë gjithçka. Kam fituar tre trofe me Portugalinë.

Titulli i Euro 2016 është në të njëjtin nivel me një Kupë Bote”. Pavarësisht eliminimit, turneu ishte historik për 41-vjeçarin.

Ronaldo ka shënuar 146 gola në 232 paraqitje me Portugalinë që nga debutimi i tij në vitin 2003 dhe në këtë Botëror u bë futbollisti më i vjetër në histori që shënon në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, duke thyer rekordin e ish-bashkëlojtarit të tij, Pepe..

Burimi: Bota Sot