Edicioni i gjashtë i festivalit “Rame Lahaj International Opera Festival” (RLIOF), që këtë vit (2026) po zhvillohet nën moton “Play Music, Not War”, e ka bërë Kosovën pikëtakim të artistëve dhe dashamirëve të muzikës klasike.
Që nga fillimi i këtij edicioni, më – përmes një programi të pasur që ndërthur operën, koncertet, aktivitetet edukative dhe ngjarjet kulturore – ky festival po vazhdon traditën duke kontribuar edhe në promovimin e gjeneratave të artistëve të rinj kosovarë.
Në këtë frymë, mbrëmjen e 20 korrikut (2026), Prishtina mirëpriti koncertin “Young Classics” të realizuar nga RLIOF në bashkëpunim me korin dhe orkestrën e shkollës së muzikës, “Amadeus”.
Nën dirigjimin e Vehbi Shosholli, për më shumë se një orë pjesëtarët e kësaj orkestre sollën në skenë një program plot ngjyra dhe gjallëri, duke udhëtuar nga kryeveprat e repertorit klasik deri te kolonat zanore të filmave të animuar të “Disney”-t, si: “Mula, “Bukuroshja dhe Bisha”, ‘Aladin”, etj.
Koncerti “Young Classics” dëshmoi misionin e festivalit për ta afruar muzikën klasike me publikun e gjerë, duke e bërë kryeqytetin skenë të artistëve të njohur dhe talenteve të reja, në një festë që promovon paqen, dialogun dhe fuqinë bashkuese të artit.
Risit e edicionit të gjashtë Koncerti “Young Classics”, një mbrëmje e dedikuar audiencave të së ardhmes dhe brezit të ri të artistëve, sipas koordinatorit artistik të festivali RLIOF, Besmir Vokopola, përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij edicioni.
Mbrëmja e së hënës, më , sipas tij, solli një program të larmishëm që udhëtoi nga kryeveprat e repertorit klasik deri te kolonat zanore të filmave, siç ka cekur ai, më të dashura të “Disney”-t.
“Paralelisht, po zhvillohet edhe masterclass-i me bas-baritonin italian Dario Russo, i cili do të zgjasë deri më 24 korrik, e do të përmbyllet me mbrëmjen ‘New Generation’, ku do të prezantohen artistët e rinj pjesëmarrës të masterclass-it”- ka thënë ai për KALLXO.com. Aktivitetet e festivalit gjatë këtij viti u shtrin në disa qytete.
Koncerti “Nexhmije Pagarusha” u shfaq në Prishtinë, Ferizaj e Istog. Koordinatori artistik Vokopola thotë se me këtë, qëllimi kryesor ishte afrimi i festivalit me sa më shumë njerëz. Sipas tij, përveç që RLIOF është rritur nga viti në vit, është rritur edhe interesimi për festivalin.
“Këtë edicion kemi dashur që t’i përgjigjemi këtij interesimi duke krijuar më shumë mundësi që publiku të jetë pjesë e festivalit.
Përmes aktiviteteve në disa qytete, kemi synuar që muzika dhe arti të jenë më pranë njerëzve, duke e bërë festivalin më të hapur dhe më të qasshëm për audienca të ndryshme, si dhe duke u dhënë më shumë mundësi të afrohen me festivalin dhe të bëhen pjesë e tij”- ka thënë ai.
Vokopola ka thënë se ky është edicioni më i pasur që është realizuar deri më tani, si për nga kohëzgjatja ashtu edhe për nga larmia e programit. “Këtë vit kemi zgjeruar formatet artistike duke ndërthurur operën, muzikën shqiptare, xhaz -in, fotografinë dhe programet edukative.
Një nga veçoritë e këtij edicioni është ‘Open Mic Karaoke Night’, një format interaktiv që e afroi publikun drejtpërdrejt me skenën”- ka thënë ai, duke shtuar se është vazhduar me ndërthurjen e muzikës me fusha të tjera të artit përmes ekspozitës “Before Beauty/After Beauty”, masterclass-it të fotografisë me Fadil Berishën, si dhe programeve edukative për artistët e rinj.
Boshti i gjithë këtij edicioni, ka thënë ai, është tema “Play Music, Not war”. Ai ka thënë se deri në mbyllje të këtij edicioni më , në kuadër të festivalit do të mbahen edhe koncertet: “Ensemble Evening”, “New Generation” “Opera Night” dhe gala mbrëmja “Rame Lahaj & Friends” Përveç gala mbrëmjes, të gjitha aktivitetet tjera të festivalit janë pa pagesë.
RLIOF, platformë për promovimin e muzikës shqiptare Për muzicientët kosovarë, festivali RLIOF është një nga ngjarjet më të rëndësishme në skenën muzikore të Kosovës. Sipas tyre, festivali po sjell artistë dhe solistë të njohur të operës nga skenat më prestigjioze ndërkombëtare.
Memli Kelmendi, kompozitor e dirigjent, thotë për KALLXO.com se RLIOF po krijon edhe mundësi të vlefshme bashkëpunimi mes artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Sipas tij, shtrirja e festivalit edhe në qytete të tjera të vendit u mundëson më shumë njerëzve të jenë pjesë e programeve artistike cilësore.
“Kjo iniciativë është një shembull i shkëlqyer i këtij vizioni, duke e afruar operën me publikun në vende të ndryshme dhe duke e bërë atë më të qasshme”- thotë ai, duke shtuar se zgjerimi i programit me më shumë aktivitete për dhe rreth operës ndihmon në edukimin e publikut, krijimin e audiencave të reja dhe promovimin e kësaj forme arti te brezat e rinj.
Edhe Naser Dula, kantautor e pedagog i kitarës, ka thënë për KALLXO.com se përmes një programi të pasur artistik, festivali RLIOF krijon një urë bashkëpunimi mes artistëve me famë botërore dhe publikut shqiptar, siç ka thënë ai, duke ngritur nivelin artistik e kulturor të vendit.
“Gjithashtu, festivali afirmon dhe mbështet këngëtarët e rinj lirikë që jetojnë e veprojnë në Evropë, si dhe artistët shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.”- ka thënë Dula.
Sipas tij, koncerti kushtuar Nexhmije Pagarushës e bënë të veçantë këtë festival, i cili siç thotë ai, tashmë është bërë një platformë e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe vlerave muzikore shqiptare. RLIOF 2026 Edicioni i 6-të i festivali RLIOF nisi më me koncerti e grupit “Minatori” dhe ekspozitës “Before Beauty/After Beauty” të Fadil Berishës.
RLIOF 2026 mbyllet më me gala koncertin “Rame Lahaj & Friends” që mbahet nga ora në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Festivali “Rame Lahaj International Opera Festival” është themeluar në vitin 2021 nga fondacioni “Rame Lahaj Foundation”.
Qëllimi i festivali, siç thuhet në ueb faqen e tij, është ta njohim audiencën kosovare me muzikën klasike, një zhanër që shpesh është lënë në hije nga stilet popullore si muzika pop, dance dhe rock në epokën e pasluftës. Ky festival, po sipas ueb faqes ofron një mundësi unike për publikun që të zhytet në një përvojë që nuk ka qenë lehtësisht e arritshme për ta deri më tani.
Pamje nga festivali RLIOF 2026. Foto: KALLXO.com. Pamje nga festivali RLIOF 2026. Foto: KALLXO.com. Pamje nga festivali RLIOF 2026. Foto: KALLXO.com.
