Premio e Spanjës do taksohet

0%

Spanja festoi një triumf historik në Kupën e Botës, por festa nuk do të jetë aq e plotë sa duket. Çmimi prej rreth 50 milionë dollarësh nuk do të mbetet i gjithi në arkat e kampionëve, pasi Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të marrin pjesën e tyre.

Për të ardhurat e fituara në territorin amerikan, ligji tatimor është i qartë dhe autoritetet fiskale nuk bëjnë përjashtime, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kampionë bote apo jo.

Ekspertët e taksave theksojnë se lojtarët, trajnerët dhe pjesëtarët e stafit të cilët do të marrin premion nga FIFA, mund të përballen me rregulla të ndryshme tatimore, por përfundimi mbetet i njëjtë: një pjesë e fitimeve do të përfundojë në arkat e Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme të SHBA-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një tjetër dëshmi se në Amerikë, rregullat fiskale zbatohen me të njëjtën rreptësi për të gjithë. E gjithë kjo vjen pas një Botërori që nuk u shoqërua vetëm me emocione sportive. Finalja u zhvillua në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, e cila u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, administrata e tij dhe ai vetë kishte shkëmbyer deklarata të forta me qeverinë spanjolle për qëndrimet e Madridit lidhur me situatën në Lindjen e Mesme. Në fund, kupa u ngrit nga kampionët, por llogaritë me Amerikën sapo kanë nisur.

Burimi: Bota Sot