Paredes nuk flet për incidentet pas finales

0%

Shpërndaje në: Leandro Paredes ka folur për herë të parë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, por ka zgjedhur të mos komentojë përfshirjen e tij në përplasjen me lojtarët e Spanjës pas përfundimit të ndeshjes. 32-vjeçari realizoi sulm ndaj Eric Garcias dhe Gavit. Mesfushori u kritikua nga shumë tifozë për reagimet e tij pas përfundimit të ndeshjes.

“Faleminderit, Argjentinë! Të dua, sot dhe gjithmonë. Sot shkruaj me zemër të rënduar, pasi nuk arritëm t’i sjellim vendit tonë gëzimin që e meriton aq shumë. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij ekipi, këtij grupi lojtarësh që dhanë gjithçka për ta përfaqësuar këtë fanellë, ashtu siç bënë deri në sekondën e fundit të çdo ndeshjeje.

Ishte nder të isha pjesë e kombëtares më të mirë argjentinase në histori”, ka shkruar Parades. Të hënën u raportua se FIFA do të hetojë sjelljet e lojtarëve të Argjentinës pas finales së Botërorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha