Nuk do ta njihni më – Vinicius shfaqet me pamje krejtësisht të re pas

0%

Ylli i Brazilit, Vinicius Junior, është një nga futbollistët më të njohur në botë, sidomos pas paraqitjeve të tij në Kupën e Botës. Megjithatë, sulmuesi i Real Madridit ka tërhequr vëmendje këtë herë jo për atë që bëri në fushë, por për ndryshimin e dukshëm në pamjen e tij.

Sipas mediumit brazilian TMC, Vinicius Jr, i është nënshtruar një procedure estetike të njohur si harmonizimi i mjekrës, e cila është realizuar në një klinikë në Goiânia të Brazilit nga dermatologu Dr. Alessandro Alarcao. Procedura konsiston në përdorimin e mbushësve estetikë për të modeluar konturet e fytyrës dhe për t’i dhënë më shumë definicion mjekrës.

Raportohet se pikërisht kjo ishte dëshira e sulmuesit brazilian, pasi forma e mjekrës së tij kishte qenë objekt komentesh dhe diskutimesh gjatë Kupës së Botës. 🚨 JUST IN: Vini Jr. underwent a CHIN HARMONIZATION surgery in Brazil yesterday . @tmcesporte pic.twitter.com/jhnUAo9Lty — Madrid Xtra (@MadridXtra) July 20, 2026 Fotografitë e publikuara pas ndërhyrjes kanë bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kanë komentuar se 26-vjeçari duket si një person krejtësisht tjetër krahasuar me futbollistin që vetëm pak javë më parë udhëhoqi sulmin e Brazilit në Botëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse ndryshimi ka nxitur reagime të shumta dhe mendime të ndara mes tifozëve, procedura e harmonizimit të fytyrës është bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit mes personazheve publikë dhe sportistëve, pasi synon të përmirësojë balancën dhe simetrinë e tipareve të fytyrës pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale të mëdha./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi