Një zjarr dyshohet se ka shpërthyer afër objektit të Shkollës Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës, pas stuhisë së fuqishme që ka përfshirë këtë komunë. Pamjet e publikuara tregojnë Policinë e Kosovës në vendin e ngjarjes, teksa po merret me situatën.
Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar dëme në disa fshatra dhe qytete të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara nga ky incident. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
