​Një person dërgohet në spital, shtohen masat për shuarjen e zjarrit

0%

Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa disa të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë, ku u zhvillua edhe protesta. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar Policia e Kosovës, ekipet emergjente dhe zjarrfikësit.

Prokurori i Shtetit ka kërkuar shtimin e masave dhe angazhimin e ekipeve shtesë të zjarrfikësve, me qëllim lokalizimin sa më të shpejtë të zjarrit.

Bllokohet rruga drejt deponisë së Sferkës, KRM “Ambienti”: Preken 220 mijë banorë Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit në këtë deponi javën e kaluar, përveç Policisë së Kosovës, ka autorizuar edhe një ekspert të zjarreve për të përcaktuar shkaqet e tij. Eksperti pritet të dorëzojë raportin me të gjeturat në Prokurori.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse konstatohet se zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor, Prokuroria thotë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës. /kp

Burimi: Telegrafi