Nga Haiti në Dukagjin të Klinës

0%

Dukagjini synon të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. Futbollisti nga Haiti, Jeudi Stevenson, i bashkohet skuadrës së Dukagjinit, fituesit të Kupës së Kosovës.

“KF Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e sulmuesit haitian Jeudi Stevenson, i cili i bashkohet skuadrës sonë si përforcimi më i ri për sezonin e ri. 21-vjeçari, i lindur në Delmas të Haitit, luan në pozitën e sulmuesit qendror dhe dallohet për fuqinë fizike, lojën në ajër dhe instinktin para portës. Para se t’i bashkohej Dukagjinit, Stevenson ishte pjesë e TransINVEST në Lituani.

Me ambicie të mëdha dhe dëshirë për të lënë gjurmë në fanellën bardhejeshile, Stevenson vjen për të shtuar konkurrencën dhe cilësinë në repartin ofensiv të ekipit tonë”, ka njoftuar KF Dukagjini.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot