Inspektorati Qendror i Punës apelon punëdhënësit për masa shtesë

0%

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve në Kosovë që të rrisin nivelin e kujdesit dhe të zbatojnë masat e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve, pas paralajmërimeve për mot të paqëndrueshëm. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook nga Inspektorati Qendror i Punës.

Kujdes gjatë pasdites, IHMK paralajmëron stuhi lokale dhe mundësi breshëri “Inspektorati Qendror i Punës, duke u bazuar në informatën publike të datës të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, lidhur me paqëndrueshmërinë e motit gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim, u bënë thirrje të gjithë punëdhënësëve, e në veçanti ata që veprojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim: “Punëdhënësit duhet të kryejnë kontrollin e pajisjeve dhe mjeteve të punës, ndërsa në mënyrë të veçantë, ata që operojnë në sektorin e ndërtimtarisë duhet të sigurohen për gjendjen teknike dhe qëndrueshmërinë fizike të kranëve dhe pajisjeve të tjera ngritëse në vendpunishte, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë së punëmarrësve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi