Galatasaray ëndërron Rafa Leaon, gati t’i ofrojë pagë me tetë shifra

0%

Galatasaray vazhdon të synojë emra të mëdhenj dhe objektivi i radhës është Rafael Leao. Sipas raportimeve nga Italia, kampioni i Turqisë po shqyrton mundësinë e transferimit të yllit portugez të Milanit dhe është gati t’i ofrojë një kontratë me pagë që kalon 10 milionë euro në sezon.

Klubi turk beson se mund ta bindë 27-vjeçarin me një projekt ambicioz, pasi në vitet e fundit ka afruar emra të mëdhenj si Victor Osimhen dhe Mauro Icardi. Megjithatë, transferimi mbetet i komplikuar, pasi Leao preferon të vazhdojë karrierën në një kampionat elitar evropian.

Nga ana e Milanit nuk përjashtohet një shitje nëse mbërrin oferta e duhur, ndërsa interesimi i Galatasarayt pritet të testohet me hapa konkretë gjatë javëve në vijim. E ardhmja e Leaos mbetet e hapur, por një gjë është e sigurt: turqit janë gati të bëjnë çmendurinë e radhës në afatin kalimtar veror..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot