Ekskluzive | Dyshohet se u hodh nga kati i shtatë i banesës –

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën në orët e vona të së dielës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një objekti banesor, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj po hetohen nga autoritetet, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Gresa Kryeziu (45-vjeç).

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 20 korrik, rreth orës , në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, pasi familjarët kishin ngritur shqetësimin se 45-vjeçarja ishte mbyllur në banesën e saj dhe nuk po përgjigjej prej një kohe. Nga informacionet e para, viktima dyshohet se kishte konsumuar alkool dhe ishte nën përdorimin e barnave antidepresive.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, Policia ka konstatuar se, bazuar në këqyrjen fillestare, dyshohet se viktima është hedhur nga dritarja e banesës së saj në katin e shtatë, duke përfunduar në parkun prapa objektit banesor. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetuesit policorë, së bashku me krimteknikën, kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com