Cluji pranon ofertë për Korenicën

0%

Shpërndaje në: Skuadra nga Rumania, Cluj, ka pranuar ofertë konkrete për Meriton Korenicën. “Spotmedia”, ka raportuar të martën se klubi tjetër rumun, Universitatea Craiova, ka bërë ofertë prej 600 mijë eurosh për transferimin e reprezentuesit të Kosovës. Përgjigja e Clujit erdhi shpejt duke i thënë “jo” ofertës nga Universitatea Craiova.

Korenica është futbollist shumë i rëndësishëm për Clujin. Për sulmuesin e krahut kanë shprehur interesim edhe disa klube të tjera si Monza, FCSB-ja dhe Rapidi i Buureshtit. Ditë më parë, pronari i Clujit, Ioan Varga, tha se Korenica nuk do të shitej, përveç nëse ofrohej çmimi prej 2 milionë eurosh. 29-vjeçarit kontrata me Clujin i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Edhe Futboll 6 muaj më parë Islami synon ta kthejë karrierën në rrugën e duhur pas telasheve te Cluji Ai iu bashkua Clujit në vitin 2024. Korenica me Clujin ka zhvilluar 101 ndeshje, derisa ka kontribuar me 24 gola dhe 16 asistime. Ai me Përfaqësuesen e Kosovës ka gjashtë ndeshje të zhvilluara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha