Breshëri shkakton dëme të mëdha në plantacionin me mollë në fshatin

0%

Breshëri i fuqishëm që goditi Komunën e Istogut ka lënë pas dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë, ndërsa ndër zonat më të prekura është edhe fshati Kovragë, ku janë dëmtuar rëndë pemishtet me mollë.

Pamjet nga terreni tregojnë pasojat e stuhisë, me frutat dhe degët e dëmtuara si pasojë e breshrit, duke rrezikuar prodhimin e këtij sezoni dhe duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët, raporton Telegrafi.

Breshëri shkakton dëme të mëdha në kulturat bujqësore në Istog, fermerët kërkojnë ndihmë Dëmet në kulturën e mollës vijnë në një periudhë vendimtare për zhvillimin e prodhimit, ndërsa fermerët shprehen të shqetësuar për pasojat ekonomike që pritet të kenë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet komunale kanë paralajmëruar formimin e komisioneve për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren, ndërsa fermerët kërkojnë mbështetje institucionale për tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga moti i lig. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi