Një person i cili ishte ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, është arratisur. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe nga aty u arratis. “Suharekë / – .
Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ka qenë i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe gjatë marrjes së trajtimit ishte larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton Policia.
