Aktivisti dhe organizatori i protestës qytetare, Andi Tepelena, hodhi sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama në ditën e 52-të të revoltës për pastrim parash dhe i bëri thirrje SPAK-ut të niste hetimet ndaj tij.
Ai shpjegoi se edhe një eurodeputet gjerman ka bërë deklaratën e fortë dhe akuzën ndaj kreut të ekzekutivit, se po pastron paratë me familjarët e tij de se nuk ka vjedhur vetëm zgjedhjet. “Protesta vazhdon të marrë mbështetje ndërkombëtare sot në ditën e 52-të të saj. Balla thotë se po shuhet protesta, po ku mo derdimen?
Kur mediat ndërkombëtare shkruajnë, ku mbështetet nga diaspora dhe nga miliona njerëz. Këto ditë ka pasur një deklaratë të fortë nga një europarlamentar gjerman që akuzonte drejtpërdrejt kryeministrin Rama për pastrim parash nëpërmjet familjes ë tij. Ai deklaronte se Rama vodhi zgjedhjet dhe po pastron paraë e pista nëpërmjet familjarëve”, tha Tepelena.
Aktivisti i bëri thirrje edhe Prokurorisë së Posaçme që të vepronte dhe të bashkohej me protestuesit. “Thirrja që bëjmë ne është ku je o SPAK, të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga SPAK. Durimi ka një kufi. SPAK të hapësh hetimet për kryeministrin shqiptar, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne”, vijoi ai.
Në fund Tepelena falënderoi të gjithë qytetarët që udhëtonin ng rrethet apo diaspora për t’iu bashkuar sheshit të protestës çdo ditë. “Kam një falënderim për të gjithë qytetarët shqiptarë që vinë këtu në protestë, marrin furgona, autobusë dhe vijnë këtu. Vijnë nga jugu në veri.
Besojnë se ditë më të mira do vijnë për shqiptarët, besojnë se ata emigrantë do vijnë këtu, besojnë për shëndetësi dhe arsim, për vende pune këtu, besojnë në zgjedhje të lira dhe në demokraci. Ndaj i falënderoj ata që marrin përditë rrugë dhe vijnë këtu e janë me ne përditë”, tha ai.
Teksa apeloi për qytetarët duke kujtuar se të enjten, në seancën e fundit plenare të Kuvendit, të mblidhen që në mëngjes para godinës për të protestuar kundër klasës së inkriminuar politike. “ “Mos harroni se ditën e enjte në orën të mëngjesit fillon grumbullimi para Kuvendit për t’i treguar kësaj klase të inkriminuar politike se nuk na përfaqëson. Rama në burg, Berisha në burg!
Nuk na përfaqësojnë” , deklaroi Tepelena. Fjala e Andi Tepelenës: “Sot në ditën e 52 vijojmë të marrim mbështetje ndërkombëtare sot ka pasur reagim nga Internacionalja e Partive të Djathta Europiane e cila na mbështet, kjo është mbështetja më e madhe pas vizitës së eurodeputetëve.
Nëse gazetat lexohen nga gjithë bota, mbështeten nga shqiptarët në diasporë ,nuk janë më qindra po miliona njerëz. Taulant Balla ik dhe merr rrugët, propaganës i ka dalë boja. Një europdeputet bën një deklaratë të fortë dhe thotë se Rama po pastron para përmes familjarëve të tij. Ne po bëjmë pyetjen çfarë po bën SPAK, pse nuk po hap hetimet ndaj kryeministrit?
Durimi ka një kufi, SPAK hap hetimet, mos i zhgënje shqiptarët, tregoni se jeni patriotë. Përshëndes shqiptarët që marrin rrugët nga qytetet e Shqipërisë për të ardhur këtu, i ka bërë shqiptarët bashkë nga lindja në perëndim, nga veriu në jug dhe besojnë se do të vijnë ditë më të mira, se fëmijët nuk do të marrin rrugët, se prona do të shkojë te i zoti, te Shqipëria e lirë”.
