A rrezikon kryeministri izraelit të arrestohet në SHBA? Përgjigjet

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk përballet me asnjë rrezik arrestimi në territorin amerikan, pavarësisht urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkroi se: “Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet, në asnjë mënyrë apo formë, ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Deklarata e presidentit amerikan erdhi pas komenteve të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili kishte bërë të ditur se po konsultohej me ekspertë ligjorë për mundësinë e zbatimit të urdhër-arrestit të ICC-së në rast se Netanyahu do të vizitonte Nju Jorkun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot