Vdiq ikona angleze, Kevin Keegan

0%

Shpërndaje në: Ikona e futbollit anglez, Kevin Keegan, ka vdekur në moshën 75-vjeçare. Keegan ka luftuar me kancerin për një kohë. Sulmuesi legjendar e kishte fituar dy herë Topin e Artë, në vitin 1978 dhe 1979. “Ish-lojtari dhe trajneri anglez ka luftuar kancerin dhe ishte i rrethuar nga gruaja dhe vajzat e tij në momentet e fundit.

Kevini, fitues i dyfishtë i Topit të Artë, ishte burrë shumë i dashur, baba dhe gjysh. Familja dëshiron të falënderojë ekipin e jashtëzakonshëm mjekësor për përkrahjen. Është kohë e vështirë dhe familja kërkon hapësirë dhe privatësi”, shkruan në njoftimin e familjes Keegan. Ai konsiderohej prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës. Ka bërë afro 750 paraqitje me klube.

Ka fituar kampionatin katër herë me Liverpoolin. Topin e Artë e fitoi derisa luante për Hamburgun në Gjermani. Edhe Futboll 6 muaj më parë Mesazhi emocional i Xhakës Ka fituar edhe trofe të tjerë me të dy skuadrat. Keegan kishte karrierë të madhe edhe si trajner. E ka drejtuar Newcastle Unitedin, Fulhamin, Manchester Cityn dhe Newcastle Unitedin. Ishte edhe selektor i Anglisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha