U ndanë 258 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë, por pa asnjë

0%

Banorët e ndërtesave në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë kanë shprehur shqetësimin e tyre për praninë e qenve endacakë, duke thënë se lehjet e tyre gjatë natës po ua pamundësojnë pushimin dhe gjumin.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, qytetarët thonë se problemi vazhdon pavarësisht se Komuna e Pejës ka ndarë mjete të konsiderueshme financiare për trajtimin e qenve endacakë. telegrafi.com Sipas njoftimit, Komuna e Pejës ka nënshkruar një kontratë në vlerë rreth 258 mijë euro, e cila ka hyrë në fuqi më dhe do të zgjasë deri më .

Kontrata parasheh trajtimin e mbi 2 mijë qenve endacakë, me qëllim menaxhimin e kësaj problematike në territorin e komunës. Megjithatë, banorët e zonës thonë se situata në terren mbetet shqetësuese dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për zbatimin e kontratës dhe zgjidhjen e problemit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata theksojnë se lehjet e vazhdueshme gjatë orëve të natës po ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre, duke kërkuar reagim sa më të shpejtë nga Komuna e Pejës dhe institucionet kompetente.

Burimi: Telegrafi