Tomovski: Për Gostivarin janë siguruar tre autocisterna me 76.000

0%

Për banorët e Gostivarit, ku është shpallur epidemi, sot do të sigurohen tre kamionë me gjithsej 76,000 litra ujë të pijshëm, ndërsa në ditët në vijim sasitë do të rriten sipas nevojave.

Nëse është e nevojshme, do të punësohen edhe autocisterna uji, tha në një konferencë për shtyp në Qeveri Drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta), Ivica Tomovski, pasi në Gostivar u shpall epidemi për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të personave që vuajnë nga sëmundjet e stomakut.

Ai theksoi se Qeveria që nga momenti i parë ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe po monitoron zhvillimin e situatës së furnizimit me ujë në Gostivar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Qeveria ka vendosur t’u sigurojë qytetarëve ujë të pijshëm çdo ditë, për sa kohë që masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente janë në fuqi, me qëllim përmbushjen e nevojave themelore të popullsisë”, tha ai.

Uji do të shpërndahet në shtatë lokacione në të gjithë qytetin, si në “Ujësjellësi”-Gostivar, kopshtin “Prolet”, Shkollën e Mesme Ekonomike, NP “Pyjet Kombëtare” – dega “Shar”, ASH EMV – dega pranë garazheve, Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit dhe Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit. Nëse është e nevojshme, do të caktohen pika shtesë.

Burimi: Telegrafi