Shpërndaje në: Katër vjet më parë, Argjentina kaloi stuhi të shumta në rrugën drejt titullit të kampionit. Shfaqja e së dielës në New Jersey pa “Albicelesten” t’ia lëshonte fronin Spanjës, e cila mori kurorën duke vendosur rend dhe duke mbajtur kontroll të vazhdueshëm. Spanja e mbylli Botërorin me një shfaqje përsosmërie teknike dhe taktike në finale.
E ndali sulmin e kundërshtares në mënyrë efektive si asnjëherë më parë. Pasi dominoi ndaj Francës dhe sulmuesve të saj në gjysmëfinale, kampionia e Evropës e ktheu vëmendjen te Lionel Messi dhe argjentinasit e tjerë. Dhe ata u bënë viktimat e fundit të marshimit të pamëshirshëm të “La Roja”, shkruan FIFA të hënën. Argjentina kishte shënuar të paktën dy gola në secilën ndeshje të mëparshme.
Por në finale argjentinasit ishin të qetë në mënyrë të pazakontë. Ekipi i Lionel Scalonit nuk gjuajti asnjëherë në portë gjatë 120 minutave. Përpjekjet e vetme të argjentinasve ishin në vazhdime. Por Unai Simon nuk u shqetësua asnjëherë vërtet.
Edhe Botërori 2026 8 o. më parë Statistika të veçanta të kampionëve të botës “Kemi një ekip të mrekullueshëm”, ka thënë mbrojtësi i djathtë i Spanjës, Pedro Porro. “Ne luftuam shumë, që nga minuta e parë. E kemi bërë këtë që nga fillimi kundër Kepit të Gjelbër, kur kishim topin dhe krijuam raste. Por topi thjesht nuk përfundoi në rrjetë”.
Në ndeshjen finale, Spanja nuk e humbi asnjëherë rrugën dhe përqendrimin. Spanjollët kontrolluan ritmin, pa humbur qetësinë e tyre. Njëjtë kishin bërë edhe ndaj Portugalisë e Belgjikës. Pos dominimit në aspektin teknik, spanjollët qëndruan jashtëzakonisht të qetë në kohën kur dyshimet mund të paraqiteshin lehtësisht. “Ne i qëndruam besnikë stilit tonë.
Mendoj se kjo është e qartë”, tha Porro. Themelet për fushatën në Botëror, ekipi i Luis de la Fuentes i vendosi në Euro 2024. Këtë herë stili i lojës së spanjollëve mbështetej edhe në kundërsulme të shpejta, me lojtarët e krahut, Lamine Yamal e Nico Williams. Dy vjet më parë spanjollët ishin më direkt dhe më të gatshëm të angazhoheshin në ndeshje të hapura.
Kishin pësuar katër gola në katër ndeshjet me eliminim direkt. Në Amerikën e Jugut, Spanja pësoi vetëm një gol. Është një arritje e paparë në histori të Botërorit. Edhe Botërori 2026 11 o. më parë Gola, teknologji dhe pushime për freskim: Si do ta kujtojmë Kupën e Botës Ajo që ka ndryshuar qartë është ndikimi i Rodrit, që u shpall më i miri i Botërorit.
“Mendoj se jemi ekipi që përballon më shumë situata të lojës”, tha Rodri për “FIFA.com”. “Presing, posedim, kundërsulme, goditje standarde… Mendoj se në çdo aspekt të futbollit, Spanja është ekipi që mund ta kontrollojë lojën më mirë”. Kur Rodri përshpejton ritmin, ekipi e ndjek me një qetësi të jashtëzakonshme, pa rrezikuar asnjëherë vendosjen taktike në fushë.
Por tani te Spanja nuk ka të bëjë vetëm me dominimin në posedim. Spanjollët diktojnë edhe se çka bëjnë kundërshtarët kur e kanë topin. Kampionët e botës ishin ndoshta më pak spektakolarë se dy vjet më parë. Por këtë herë e shndërruan kontrollin në forcën më të madhe.
Edhe Botërori 2026 18 o. më parë Spanja, kampione e botës në futboll “E dinim që nuk do të pësonim shumë gola”, pranoi Porro. “Por gjithashtu e dinim se kishim atë që duhej për të garuar me këdo. Në fund, u shpërblyem me trofeun e mrekullueshëm”. Botërori dukej se ishte i destinuar të dominohej nga ekipet me sulmet më të forta.
Por “La Roja”, me stabilitetin në mbrojtje e mesfushë, festoi në fund.
