Një stuhi e shoqëruar me breshër ka goditur pasditen e së hënës Istogun, duke shkaktuar dëme në disa zona. Mediat lokale raportojnë për dëme të konsiderueshme në bujqësi, ndërsa ende nuk dihet vlera e saktë e dëmeve të shkaktuara nga moti i lig.
Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte parashikuar për sot mot kryesisht me diell gjatë paradites, ndërsa pasdite shtim të vranësirave, me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona të vendit. Sipas parashikimit, temperaturat minimale priteshin të lëviznin nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi prej 2 deri në 8 metra për sekondë, ndërsa priteshin edhe përforcime të përkohshme gjatë zhvillimit të vranësirave.
