Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, ka kritikuar hapur spektaklin e pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar atë si “të dobët”, pavarësisht pjesëmarrjes së emrave të mëdhenj të muzikës si Madonna, Justin Bieber dhe Shakira. I ftuar në studion e BBC Sport, Rooney u pyet se cili ishte momenti i tij i preferuar nga shfaqja. “Do të jem i sinqertë, kur mbaroi.
Më pëlqejnë shumë nga ata artistë, por mendoj se ishte kot,” u shpreh ai, duke shkaktuar të qeshura te moderatorja Gabby Logan dhe analistët Micah Richards e Joe Hart. Sipas The Sun, deklarata e Rooneyt u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e vlerësuan për sinqeritetin e tij.
Shumë prej tyre shkruan se ish-sulmuesi i Manchester United “tha atë që po mendonin të gjithë”, ndërsa të tjerë e cilësuan “zërin e tifozëve”.
