Reflekton PD, ‘anulon’ bojkotin dhe niset drejt Kuvendit  për seancën

0%

Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar dy seancat e fundit plenare, sot vendosi të marrë pjesë në seancë pas disa orësh mbledhje me Grupin Parlamentar. Debatet e ashpra në grup i lanë vend reflektimit. Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga bën me dije se tashmë ata janë nisur drejt Kuvendit për të marrë pjesë në punime. “Për injorimin e plotë dhe total të kërkesave të protestuesve për t’u sjellë në Parlament, u faktua përfundimisht që kjo narkomazhorancë ka vetëm armiqësi të hapur ndaj protestës. Nuk merr për bazë asnjë kërkesë, gjë e cila u dëshmua.

Amendamentet tona i mban Rama në sirtarët e Niko Peleshit”, tha Berisha për Top Channel.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi