QKUK jep detaje rreth gjendjes së fëmijës së lënduar në aksidentin në

0%

Një fëmijë është transferuar për trajtim në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve që ka marrë në aksidentin që ka ndodhur në Shushicë të Istogut sot rreth orës . Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha për KALLXO.com se pacienti ka pësuar politraumë të rëndë.

“Fëmija është pranuar në gjendje të rëndë, me politraumë si pasojë e aksidentit në komunikacion. Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe aktualisht pacienti ndodhet nën observim në Qendrën Emergjente. Pas përfundimit të vlerësimit dhe stabilizimit të gjendjes, trajtimi do të vazhdojë në Klinikën e Mjekimit Intensiv”- ka deklaruar Syla.

Syla tha se gjendja e tij është e rëndë por stabile për momentin. Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi pasditen e sotme në Istog. Sipas njoftimit, rreth orës është pranuar një paciente pa shenja jete. “Pacientja kishte pësuar politraumë dhe, përkundër procedurave të ndërmarra, është konstatuar pa shenja jete”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa thuhet se rreth 30 minuta më vonë, në Emergjencë janë pranuar edhe katër të lënduar nga i njëjti aksident. “Një fëmijë, me lëndime të rënda, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit. Sipas mjekëve, ai ka pësuar politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit”- thuhet tutje në njoftim.

Ndërkohë, një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë me frakturë të femurit, ndërsa dy persona të tjerë, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë konstatuar me lëndime të lehta trupore, janë liruar për trajtim ambulantor.

Burimi: Kallxo