Otamendi kritikon Rodrin pas humbjes së Argjentinës

0%

Shpërndaje në: Nicolas Otamendi është përfshirë në një përplasje verbale me kapitenin e Spanjës, Rodri, menjëherë pas përfundimit të finales së Kupës së Botës, të cilën spanjollët e fituan 1:0. Mbrojtësi argjentinas e akuzoi Rodrin dhe Aymeric Laporten se kishin ushtruar presion ndaj gjyqtarëve gjatë përgatitjeve për ndeshje.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat spanjolle dhe argjentinase, Otamendi iu drejtua Rodrit me fjalët, “Gjatë gjithë javës jeni ankuar për gjyqtarët. Ti dhe Laporte”. Përplasja ndodhi në një atmosferë të tensionuar pas humbjes së Argjentinës, ndërsa në fund të ndeshjes pati edhe incidente mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Burimi: Koha