Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmon

0%

Tre shtetas të Kosovës, të cilët ishin raportuar si të zhdukur, janë gjetur të pajetë në një veturë të aksidentuar në rrugën që lidh Pikëkalimin Kufitar Bllacë me Shkupin. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Sipas autoriteteve maqedonase, ngjarja është evidentuar mbrëmjen e 19 korrikut 2026, rreth orës , pasi policia në Shkup mori njoftim për një automjet të tipit “Mercedes”, me targa gjermane, i cili ishte përmbysur përgjatë këtij aksi rrugor. Ekipet policore që dolën menjëherë në vendin e ngjarjes zbuluan se brenda automjetit ndodheshin tre persona pa shenja jete – një burrë dhe dy gra.

Mjeku i ekipit të urgjencës, i cili mbërriti në vendngjarje, konstatoi vdekjen e tyre. MPB-ja bëri të ditur gjithashtu se disa orë më herët, rreth orës të së njëjtës ditë, një qytetar nga Kosova kishte paraqitur në Stacionin Policor Bit Pazar një raportim për zhdukjen e tre personave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas deklarimit të tij, komunikimi i fundit me ta ishte zhvilluar më 18 korrik, rreth orës , kur ata ndodheshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com