Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. ai ka shkruar se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të qeverive në një gamë të gjerë vlerash dhe prioritetesh të përbashkëta, “duke përfshirë promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë kundër ndikimit dashakeq të Rusisë dhe përfaqësuesve të saj në Evropën Juglindore, dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike.” Andy Burnham, i njohur si “Mbreti i Veriut’, sot me datë është bërë kryeministri i shtatë i Britanisë brenda një dekade, duke u zotuar “ta riorganizojë” kombin për t’u përqendruar më mirë në çështjet që u interesojnë njerëzve, si puna e krizës së kostos së jetesës dhe shërbimet me performancë të dobët.
Duke e përshkruar zgjedhjen e tij si lider i Partisë Laburiste si “momentin më të rëndësishëm të ndryshimit në politikën tonë për 40 vjet”, Burnham është zotuar ta ndryshojë rrënjësisht sistemin politik të Britanisë që të rriten shpejt standardet e jetesës.
“Qeveria që unë drejtoj do ta përcaktojë me besim këtë rrugë duke nisur nga java e ardhshme”, ka deklaruar të premten kur premtoi t’ia kthejë Britanisë shpresën dhe ndryshimin që vendi “po e kërkonte me padurim”. “Do të na çojë në një vend ku jeta është më e përballueshme dhe të gjithë njerëzit dhe vendet do të jenë të ngritur nga gjendja ku ndodhen tani”.
Ky mesazh iu drejtua drejtpërdrejt ligjvënësve të Partisë Laburiste, të cilët, pasi ai u rizgjodh u deputet muajin e kaluar, e shohin si një nga politikanët e paktë që mund të zvogëlojnë kërcënimin nga partia populiste “Reformo Mbretërinë e Bashkuar” të aktivistit veteran të Brexit-it, Nigel Farage – diçka që ata dyshonin se Starmer jopopullor mund ta bënte.
Para tij, kryeministër ka qenë Keir Starmer, i cili dha dorëheqje. Starmer mbajti fjalimin e tij të fundit jashtë 10 Downing Street më herët të hënën përpara se të shkonte në Pallatin Buckingham për të dhënë dorëheqjen zyrtarisht si kryeministër, duke deklaruar: “Puna ime ka mbaruar”.
“Në gjashtë vjet e gjysmë e nxora partinë tonë nga një disfatë historike në vitin 2019, e ndryshova atë në mënyrë që të ishte e aftë të përballej me vendin dhe fitova një fitore të thellë në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2024”- tha Starmer.
Ai e përshkroi shërbimin si kryeministër si “privilegjin e jetës sime” dhe tha se po largohej nga detyra i bindur se Britania ishte “më e fortë dhe më e drejtë” sesa ishte dy vjet më parë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një kryeministër mund të marrë detyrën pa u zhvilluar zgjedhje të përgjithshme kombëtare për shkak të mënyrës se si funksionon sistemi parlamentar britanik, i njohur si sistemi i Westminster-it. Në zgjedhjet e përgjithshme në Britani, qytetarët nuk votojnë për kryeministrin, por votojnë vetëm për deputetin e zonës së tyre elektorale në Dhomën e Komunave.
Pushteti i jepet partisë politike që siguron shumicën e vendeve në Parlament, jo një personi të vetëm. Lideri i partisë që ka shumicën automatikisht ftohet nga monarku për të formuar qeverinë dhe për t’u bërë kryeministër.
Nëse një kryeministër jep dorëheqje në mes të mandatit, siç është rasti i Starmerit, partia në pushtet zhvillon zgjedhje të brendshme për të zgjedhur liderin e saj të ri. Meqenëse ajo parti vazhdon të ketë shumicën e deputetëve në parlament, lideri i ri bëhet automatikisht kryeministri i ri i vendit. Mandati i parlamentit zgjat deri në 5 vjet.
