​Kelmendi angazhon kompaninë për të mbështetur kultivuesit e

0%

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se ka angazhuar sektorët përkatës të shit-blerjes në kompaninë e tij për të mbështetur kultivuesit e shalqirit në rajonin e Istogut, pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri.

Përmes një njoftimi, pronari i kompanisë Elkos Grup, Ramiz Kelmendi tha se është kërkuar organizimi i blerjes dhe tregtimit të këtij fruti, me qëllim që t’u dilet në ndihmë fermerëve të prekur, përcjell KosovaPress.

“Kam angazhuar sektorët përkatës të shit-blerjes në kompani, që pas dëmeve të shkaktuara pasdite në frutin e shalqirit, nga breshëri në rajonin e Istogut, të organizohen në mbështetje të tregtimit të këtij fruti, duke ju dalur në mbështetje kultivuesve “, ka shkruar Kelmendi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për masën e mbështetjes apo sasinë e prodhimit që pritet të blihet, por ka theksuar se iniciativa synon t’u lehtësojë pasojat ekonomike fermerëve të prekur nga moti i lig. Një stuhi me breshëri ka goditur pasditen e sotme komunën e Istogut dhe disa rajone të tjera të vendit, duke dëmtuar dëme të mëdha në bujqësi.

KosovaPress merr vesh se ndër fermerët e prekur është edhe Nazmi Blakaj, me mbi 7 hektarë të mbjellë me shalqi. Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, nesër do të zhvillojë një vizitë në komunën e Istogut për të takuar fermerët e prekur nga breshëri dhe për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës, Ministri do të bisedojë me fermerët, do të vizitojë zonat e prekura dhe do të koordinohet me autoritetet lokale lidhur me vlerësimin e situatës në terren. Sipas nevojës, vizita do të vazhdojë edhe në komuna të tjera të prekura nga breshëri.

Burimi: Bota Sot