Izolohen flakët në zonën e Qafë-Thanës, nis hetimi për zjarrvënësit

0%

Izolohet zjarri i evidentuar pak më parë në zonën e Qafë Thanës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka nisur si pasojë e djegies të disa gomave në zonë çka më pas ka filluar të depërtojë në një sipërfaqe më të madhe. Fatmirësisht zjarri u izolua nga forcat zjarrfikëse. Ndërsa po punohet për identifikimin e personave që ishin shkaktarë të zjarrit.

Burimi: Bota Sot