Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot më në fshatin Shushicë të Istogut. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka bërë të ditur se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave në fshatin Shushicë.
Sipas Gashit, vdekja e njërit nga viktimat u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës së dytë u konstatua me të arritur në Spitalin Rajonal të Pejës. “Tre persona të tjerë janë duke u trajtuar në Spital të Pejës pas lëndimeve të marra” – ka thënë ai.
Ndërsa ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të Policisë së Kosovës si dhe prokurori.
