Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, gjendet i vdekur brenda një

0%

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një Guve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës. Familjarët e tij kishin denoncuar në polici se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, pasi prej disa muajsh ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën rreth Guvës në fshatin Drizë, ku edhe oshte parë të hynte nga disa banorë. Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të Guvës. Policia konfirmon se ne trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai la vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të Guvës.

Trupi i Grymshit, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi