Inspektorati ndalon punimet në një objekt në Fushë Kosovë,

0%

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë punimet në një objekt në Fushë Kosovë, pas konstatimit të shkeljeve të dispozitave ligjore që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi që, sipas Inspektoratit, paraqesin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëmarrësve.

Për këtë arsye, është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm i punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për krijimin e një ambienti të sigurt pune. Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren dhe ndërmarrjen e masave ndaj rasteve që cenojnë sigurinë e punëtorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com