Franca po i bën thirrje BE-së që të ndalojë importimin e produkteve nga vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha të hënën Ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot. “Franca bën thirrje për ndërprerjen e importit të produkteve nga vendbanimet ilegale në Bashkimin Evropian.
Franca dhe Evropa nuk mund ta pranojnë që Evropa, nëpërmjet tregtisë së saj, mbështet aktivitete të paligjshme që kompromentojnë mundësinë e paqes midis Izraelit dhe Palestinës” , shtoi ai. Barrot i bëri këto komente ndërsa përshkroi qëndrimin e Francës mbi konfliktin izraelito-palestinez gjatë vizitës së tij në Islandë.
Ai gjithashtu përsëriti mbështetjen e Francës për një zgjidhje me dy shtete, duke vënë në dukje se Islanda e kishte njohur shtetin e Palestinës 15 vjet më parë dhe se Franca i ishte bashkuar kësaj rruge vitin e kaluar.
Barrot tha se zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 28 nëntor në Palestinë ishin “një domosdoshmëri absolute” për legjitimitetin e parlamentit palestinez dhe për të hapur rrugën për zgjedhjet presidenciale.
