Shpërndaje në: Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka shpallur festë kombëtare për nder të përfaqësueses së Argjentinës në futboll, pavarësisht humbjes 1:0 nga Spanja në finalen e Kupës së Botës. Milei njoftoi se data e festës do të caktohet nga futbollistët dhe stafi teknik, ndërsa i falënderoi ata për paraqitjet gjatë turneut.
“Duke pasur parasysh interesimin e madh për festimin e arritjes së Kombëtares së Argjentinës, e njoftoj opinionin se, varësisht nga vendimi i futbollistëve dhe stafit teknik për datën e festimeve, ajo ditë do të shpallet festë kombëtare. Faleminderit shumë, lojtarë.
Ne luftuam deri në fund, Argjentina gjithmonë në krye”, ka shkruar Milei në rrjetin social “X”. 55-vjeçari Milei vendosi të mos ishte i pranishëm në finalen e madhe. Vendimi i presidentit Milei për të shpallur festë kombëtare shkaktoi reagime te shumë qytetarë argjentinas, të cilët e konsideruan të pazakontë vendimin pas humbjes në finale.
