Detajet nga të shtënat me armë zjarri në Elbasan/ Sherr mes

0%

Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali dhe sipas të dhënave paraprake, njëri prej adoleshentëve ka marrë plagë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, njëri i gërvishtur në këmbë dhe tjetri në krah.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se ende nuk ka informacion të saktë mbi rrethanat e incidentit. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë në ngjarje.

Burimi: Bota Sot