BE-ja e gjobit “AliExpressin” 550 milionë euro për mallra të

0%

Komisioni Europian e ka gjobitur të hënën () “AliExpressin” me 550 milionë euro për dështim të vlerësimit dhe uljes së kërkuar të rreziqeve të lidhura gjatë shitjes së produkteve të paligjshme, të pasigurta dhe të falsifikuara në platformën e tregtisë elektronike, raporton Euronews .

Vendimi u mor vetëm disa ditë pasi BE-ja nisi fuqizimin e taksës fikse prej 3 eurosh për pakot me vlerë më pak se 150 euro, të cilat më parë tregtoheshin në bllok pa taksa – veprim që pritet të ndikojë ndjeshëm në modelet e biznesit të gjigantëve kinezë të shitjes me pakicë online “AliExpress”, “Shein” dhe “Temu”.

Gjoba është zhvillimi më i fundit në procedurat zyrtare të nisura më 2024 për shkelje të mundshme të Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së. Komisioni ka spikatur se “AliExpress” dështoi të krijonte sistem efektiv për t’i zbuluar dhe tërhequr produktet e paligjshme, ndërsa nënvlerësoi hendekun ndërmjet numrit të moderatorëve humanë në dispozicion dhe shkallës së ngarkesës së tyre në punë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kontrollet e përputhshmërisë së produkteve të platformës ishin njashtu të ndjeshme ndaj abuzimit, me tregtarë dashakeq që dyshohet se i klasifikojnë gabimisht produktet për t’i shfrytëzuar kërkesa më pak të rrepta.

Sipas hetimit të Komisionit, vëllime të mëdha produktesh të paligjshme – duke përfshirë lodra të pasigurta dhe kozmetikë të rrezikshme – vazhduan të qarkullonin në “AliExpress”, pavarësisht përpjekjeve për moderim, në disa raste duke u reklamuar online për javë të tëra pas sinjalizimit.

Komisioni gjithashtu zbuloi se AliExpress dështoi të zbatonte siç duhet politikën e ndëshkimeve, duke lejuar dyqanet që shesin produkte të paligjshme të jenë aktive në platformë edhe pas sanksioneve.

Sistemi i autorizimit të markës së kompanisë, i projektuar për parandalimin e shitjes së mallrave të falsifikuara, u konsiderua joefektiv dhe pamjaftueshëm i fuqishëm për të ndalur abuzimin, me shitësit në gjendje të anashkalojnë masat mbrojtëse dhe të listojnë produktet e falsifikuara.

AliExpress tani ka kohë deri më për ta paraqitur një plan veprimi që përshkruan si do t’i adresojë shqetësimet e Komisionit. Ekzekutivi i BE-së do të vendosë brenda dy muajve nga marrja e planit nëse kërkohen veprime të mëtejshme.

I pyetur për koment nga Euronews, “AliExpress” u përgjigj se ka investuar burime të konsiderueshme në vlerësimin dhe uljen e rrezikut, sigurinë e produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorit. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo